Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arbnor Morina me fjalët më të mira për Prishtinën

Gazeta10
31 January 2024 - 23:46

Emisionin “Kampionët” jeni mësuar ta shihni çdo të diel, mirëpo këtë të mërkurë vazhdojmë, pasi kemi diçka të veçantë për ju.

Gjatë këtyre orëve të fundit të muajit janar, do të përcjellim momentet e fundit të merkatos dimërore në Superligën e Kosovës.

Në studio është i ftuar Arbnor Morina, ndihmëstrajner te kombëtarja e Kosovës, i cili po jep komentet e tij në lidhje me transferimet e klubeve të elitës së futbollit kosovar.

Në lidhje direkte foli edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina.

“Prishtina ka një ekip që do të ketë mundësi të luftojë për kreun e tabelës, duke qenë arrë e fortë për Ballkanin e Dritën” – tha ai.

Tutje, ai tha se lojtarët e rikthyer nga lëndimi do të jenë më të vlefshëm për Prishtinën si ata që janë transferuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.