Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Gazeta10
14 July 2026 - 19:19

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Një fluks i madh nga bashkatdhetarët ende nuk po ndodhë në drejtim të Kosovës. Aktualisht situatë e qetë vazhdon të jetë në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyre dhe dalje të Kosovës kalimi nuk po zgjatë me shumë se 3 deri 5 minuta.
Përditësimi i fundit është bërë në ora 18:38 minuta./kp

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.