Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Gazeta10
08 July 2026 - 11:36

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i KQZ-së Kreshnik Radoniqi në momentin kur ka bërë edhe zyrtarisht certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Derisa bëhet e ditur se Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në vend të tyre.

“Dje kam pranuar dy email-a nga kandidatët nga radhët e AAK-së. Kandidati Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, të cilët kanë deklaruar se tërhiqen nga pranimi i mandatit të deputetit”, theksoi mes tjerash Radoniqi. /Gazeta10

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Aleanca me dy ndryshime për deputet

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.