
Biznesmeni Ardian Hoxha në emisionin “Politiko” ka folur rreth investimit të tij në shkollën private ASK.
Sipas tij ASK-ja në aspektin financiar është investimi më i keq i mundshëm, raporton Gazeta10.
“Nëse e shoh në aspektin financiar ASK-ja është investimi më i keq i mundshëm sepse profiti është shumë i vogël të hyrat janë shumë të mëdha por profiti shumë i vogël sepse ne çdo vjetë investojmë më shumë e më shumë për më ngrit vazhdimisht cilësinë e arsimit kualitetin e arsimit, por ka biznese të tjera shumë më të mira të cilat kisha mujtë me fitu më shumë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10