Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Argjentina, Kili, Paraguai dhe Uruguai aplikojnë për të organizuar Botërorin 2030

Gazeta10
07 February 2023 - 22:17

Argjentina, Kili, Paraguai dhe Uruguai kanë dorëzuar zyrtarisht ofertën e tyre të përbashkët për ta organizuar Kupën e Botës 2030.

Katër shtete e Amerikës së Jugut kanë bërë thirrje t’u jepet e drejta e organizimit të Kupës së Botës.

Shtetet e Amerikës së Jugut do të konkurrojnë me një ofertë të përbashkët nga Spanja dhe Portugalia, dhe oferta e mundshme e Marokut dhe Arabisë Saudite.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika do ta organizojnë Kupën e Botës 2026.

Argjentina vitin e kaluar në Katar fitoi Kupën e tretë të Botës, ndërsa Uruguai e ka fituar dy herë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.