
ionel Messi me shokët e tij te Argjentina po e vazhdojnë ëndrrën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku tani kanë prekur fazën çerekfinale të turneut.
Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar biletën drejt çerekfinales së këtij Botërori, pasi që e mposhti në eliminatore Australinë me rezultat të ngushtë 2:1.
Përgjatë gjithë ndeshjes në stadiumin “Ahmad bin Ali” u shënuan tre gola, ku ndër protagonistët ishte edhe superylli, Lionel Messi.
Fillimisht, Messi arriti ta zhbllokojë rezultatin i pari në ndeshje, duke e kaluar Argjentinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 35’.
Epërsinë në 2:0 për argjentinasit e thelloi Julian Alvarez në minutën e 57’ të ndeshjes.
Ndërkaq, goli i nderit për Australinë ishte autogol, ku Enzo Fernandez devijon goditjen e Goodwin me topin i cili përfundoi në rrjetën e Argjentinës në minutën e 77’.
Me këtë fitore, Argjentina tani vazhdon në fazën çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, ndërsa Australia eliminohet në fazën eliminatore.