Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Argjentinë-Kroaci, formacionet e mundshme

Gazeta10
13 December 2022 - 10:08

Ballafaqimi ndërmjet Argjentinës dhe Kroacisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror pritet që të dhurojë ndeshje spektakolare duke pasur parasysh kualitetin që kanë në përbërje të dy skuadrat.

Ballafaqimi që do të zhvillohet në stadiumin “Lusall Iconic” do të prodhojë finalistin e parë të këtij kampionati që atje do të ballafaqohej me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Francës dhe Marokut, raporton Gazeta10.

Të dy skuadrat vijnë në këtë takim të kompletuara dhe pa mungesa, andaj tifozët pritet t’i shohin 90 minuta të zjarrta.

Këto janë formacionet e mundshme:

Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; Di María, De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister; Messi, Álvarez.

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Kovacic, Brozovic, Modric; Pasalic, Kramaric, Perisic./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.