Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi akuzon PVD-në për korrupsion, thotë se ka zhvatur taksapaguesit e Kosovës

Gazeta10
30 December 2022 - 21:54

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se PVD është sinonim i korrupsionit në Luginën e Preshevës, raporton Gazeta10.

Arifi ka thënë se ky subjekt politik ka zhvatur buxhetin e Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se ndjen keqardhje që taksapaguesit nga Kosova janë vjedhur brutalisht nga ky subjekt në Luginën e Preshevës.

Këtu keni postimin e plotë:

“Meqë kam thënë e përsëritur disa herë se PVD është sinonim i korrupsionit në Luginën e Preshevës, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur buxhetin e Republikës së Kosovës duke ndarë plaçkat me lajkatarët dhe servilët e tyre.

Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.