Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi me akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti: 2 mln euro deshën t’i avullojnë në llogari të Liburn Aliut

Gazeta10
05 September 2022 - 17:56

Shqipërim Arifi – Kryetari i Preshevës, ka thënë se është injoruar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Arifi ka akuzuar Qeverinë në përgjithësi dhe ka thënë se “preshevari” i LVV-së, Liburn Aliu, është përgjegjës për qasjen selektive në Luginë. Madje, hedh hipoteza për arsyen e mosshpërndarjes së 2 milionë eurove për Luginën. 

Kryetari Arifi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë Kurti, pasi dy përfaqësuesit e saj, Besnik Bislimi dhe Arbërie Nagavci, nuk e kanë vizituar Komunën e Preshevës. 

“Nuk ka pasur as kërkesë për takim. Precedent është kjo që ka ndodhur sot, për arsye se as në Qeverinë Rugova, as Thaci, as në qeveritë e mëhershme nuk kanë bërë të njëjtën që e kanë sot Lëvizja Vetëendosje”, ka thënë kryetari i Preshevës, në Frontal të T7.

Sipas Arifit, ministri Liburn Aliu, si preshevar, po e shtyn një agjendë selektive. 

Është inat personal për  shkak të ndërrimit të pushtetit lokal këtë vit. Liburn Aliu dhe Qeveria e Kosovës publikisht kanë dashur të ndërhyjnë në proceset demokratike në komunën e Preshëvës. Edhe kjo është precedent. Kjo është hera e parë që një Qeveri ndërhyn në këto procese”, tha kryetari i Preshevës. 

Sipas tij, pushteti ka inat dhe i pengon që ai është kryetar i Preshevës, e jo ish-kryetarja Ardita Sinani, që, sipas Arifit, ka qenë e preferuara e Qeverisë Kurti për ta drejtuar komunën. 

Ai ka thënë se akoma nuk u janë dhënë 2 milionë eurot e ndara për Luginën e Preshevës. Arifi hedh dyshime për arsyen që nuk po shpërndahen këto mjete. 

“Jo vetëm që po ngjan, por ashiqare nuk po i dërgojnë 2 milionë eurot, për të cilat mendoj se kanë dashur t’i avullojnë një pjesë të madhe në drejtim të Liburn Aliut dhe Vetëvendosjes”, ka thënë kryetari i Preshevës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.