
Ish-shefi i kabinetit në qeverisjen Haradinaj, Avni Arifi e ka komentuar situatën politike në Kosovë, raporton Gazeta10.
Arifi ka kritikuar Qeverinë Kurti duke e krahasuar me entuziazmin për çlirimin dhe pasaportat e Malishevës së vitit 1998.
Kurti është konsistent sepse ka qenë kundër marrëveshjes së Rambujes e edhe kundër planit të Ahtisarit. Se cfarë do të jetë rruga e tij, kush janë sponsorët dhe a do të i sjell humbje Serbisë apo Kosovës mbetet të shihet por duke parë entuziazmin e do ministrave e aktivistëve të VV në facebook po më kujton entuziazmin për çlirimin dhe pasaportat e Malishevës së vitit 1998. Kosova ka hyrë në rrugë ku hiq nuk po i shihet fundi e thirrjet për unitet le të drejtohen në pamfletet ideologjike të majta e jo tek spektri politik i Kosovës” shkruan Arifi në reagim./Gazeta10.