Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arion Ymeri i bashkohet Suharekës

Gazeta10
11 July 2023 - 19:19

Arion Ymeri është përforcimi i radhës i FC Suharekës, klubit të ri që do të garojë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Portieri nga Skenderaj u prezantua sot te klubi nga Suhareka, që gjithashtu paralajmëroi edhe përforcime tjera.

28-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Trepçës ’89.

Ai më herët ka mbrojtur edhe portën e Trepçës, Drenicës e Gjilanit.

Njoftimi i plotë nga FC Suhareka (pa ndërhyrje):

“𝗔𝗥𝗜𝗢𝗡 𝗬𝗠𝗘𝗥𝗜 𝗴𝗮𝗿𝗱𝗶𝗮𝗻𝗶 𝗶 𝗿𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲̈𝘀 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me numrin 1 të portës , gardianin ARION YMERI.

Me përvojë e shumë kualitativ Ymeri ishte pjesë e skudrave si ;  KF Drenica , SC Gjilani e së fundmi KF Trepça’89. Me transferimin e Arionit skuadra jonë ka blinduar portën duke besuar dhe shpresuar në sigurinë e tijë.

Ditëve në vijim do prezantohen edhe prurjet e tjera dhe do njoftoheni me më të rejat e klubit.

𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ !”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.