Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Arma e krimit është gjetur në “sanë” mbrapa shtëpisë së vrasësit” – Avokati, Berisha

Gazeta10
04 Dhjetor 2023 - 21:31

Avokati i njohur, Besnik Berisha i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në Media 10 ka thënë se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë (ushqim të kafshëve), prapa shtëpisë së tij.

Berisha e ka quajtur psikopati veprimin e Naim Murselit, i cili ka thënë që edhe ai ka qenë i rrezikuar ani pse vet e kishte paguar vrasesin për vrasjen e gruas.

“Nuk e di çfarë truri duhet të këtë ai që ta thotë këtë”, ka thënë Berisha, raporton Gazeta10.

“Pjesëtari i FSK-së, e ka pranuar që ka ndihmuar Naimin duke e takuar me vrasesin për të planifikuar vrasjen”, ka thënë Berisha.

Avokati tutje ka thënë se Naimi ka përmendur edhe tradhtinë por kjo nuk do të dalë e vërtetë dhe se edhe po të ishte kjo nuk e justifikon krimin e bërë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.