Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Armëpushimi në Gaza zgjatet deri të premten

Gazeta10
30 November 2023 - 8:24

Katari ka konfirmuar se armëpushimi do të zgjatet me një ditë, pikërisht në momentin që do të përfundonte “pauza humanitare” gjashtëditore në Gaza.

“Palët palestineze dhe izraelite arritën një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit humanitar në Rripin e Gazës për një ditë shtesë në të njëjtat kushte të mëparshme, që janë armëpushimi dhe hyrja e ndihmave humanitare, në kuadër të ndërmjetësimit të përbashkët të shtetit të Katarit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, raporton Al Jazeera.

Al-Ansari konfirmoi se po vazhdojnë përpjekjet me synimin për arritjen e një armëpushimi të përhershëm në Rripin e Gazës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.