Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arresohet në Merdar një serb i dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile”

Gazeta10
10 October 2023 - 19:39

Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull të komunitetit serb me iniciale (T.B.),viti i lindjes 1971.

“I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, njofton policia e Kosovës.

Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë, njofton PK-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.