Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestimi i avokatit Besnik Berisha dhe përleshjet në Kuvend, reagon Isa Mustafa

Gazeta10
15 July 2023 - 9:55

Pas arrestimit të avokatit Besnik Berisha, ka reaguar ish kryeministri i vendit, Isa Mustafa i cili e ka lavdëruar avokatin Berisha, duke e quajtur si të dijshëm, të aftë, të guximshëm. “Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv”, ka shkruar Mustafa.

“Përkrahësit e pushtetit në debat televiziv ditën që ndodhën grushtimet në Kuvend, i komentuan këto  edhe si shkas të arrestimit të avokatit më të mirë kosovar, Besnik Berisha. Iu nevojitej ta thonë  se ai ka qenë edhe këshilltar imi sa isha Kryeministër. Kjo që ka qenë këshilltar imi si  Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e  Besnikut. Prandaj unë mburrem që e kisha afër një ekspert dhe njeri të tillë, ka shkruar Mustafa ne nje postim ne “Facebook”. /Gazeta10/

Reagimi i tij i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.