
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (Kosova Demokratik Turk Partisi), ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Damka dyshohet se dje, më 9 shkurt, pikërisht në ditën e zgjedhjeve i ka sulmuar dy persona, Arda Malokun dhe Muharrem Jablen bashkë me dy të afërm të tij.
Lidhur me këtë, avokati i palës tjetër, Gent Gjini në linjë direkte për emisionin “Raport” të Kanal10, dha më shumë detaje rreth rastit.
Ai ka përshëndetur vendimin prokurorial për ndalimin 48 orësh të minsitrit Damka.
“Ditën e djeshme, ministri dhe nipi i tij kanë kërcënuar dhe sulmuar një kandidate të një partie opozitare. Fjalët e përdorura nga një ministër paraqesin një shqetësim sepse ky e përfaqëson postin publik. E përshëndesim veprimin e Prokurorisë së Shtetit sepse vet procedura e ndalimit prej 48 orëve na tregon se këtu kemi të bëjmë për më tepër se sa një sulm. Nesër do të dihet se a është për ndonjë nga masat për të cilën i propozon Prokuroria, unë në këtë rast e mbroj palën e dëmtuar propozoj që kjo çështje të merr kahje më serioze dhe personi në fjalë paraburgoset“, tha Gjini. /Gazeta10