
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar katër persona, dy femra dhe meshkuj në Fushë Kosovë, nën dyshimin për transportim me substancë narkotike të llojit Heroinë.
Policia bënë të ditur se fillimisht janë ndaluar një mashkull dhe një femër, të cilëve iu janë gjetur gjashtë paketime të mbështjellura, me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë, me peshë prej gjithsej 3 kg 64 gr, transmeton Gazeta10.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kujdestar si dhe gjyqtari i procedurës paraprake me urdhër të së cilëve janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Komoran me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si: Gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 102 gr, një tabletë e gjysëm substancë e dyshuar e llojit ekstazi, dy grindera, një peshore, katër telefona mobil, një veturë, si dhe është sekuestruar sasia e lartcekur e substancës së llojit Heroinë prej 3kg 64gr.”, thuhet në njoftim.
Policia më tej bënë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar dy femra dhe dy meshkuj, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta10