Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohen dy persona nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit policor, njërit iu gjet substancë narkotike

Gazeta10
12 September 2023 - 10:09

Dy meshkuj janë arrestuar në Gjilan pasi gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë narkotike,  për këtë njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar fizikisht  një person zyrtarë.

Sipas raportit policor  i dyshuari tjetër e kishte penguar personin zyrtar në kryerje të detyrës i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe ishte arrestuar nga policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar njërit nga të dyshuarit i është cekur masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjilan,11.09.2023-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit  i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore. Me vendim të prokurorit kujdestar njërit nga të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.