Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy persona për vrasjen e gruas në Sinidoll të Prishtinës

Gazeta10
01 December 2023 - 17:08

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazeta10 se të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.

“Pas përfundimit të  ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar  lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.”/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.