Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy shtetas serbë – kontrabandonin farmerka, kërpudha, gazeta serbe

Gazeta10
11 October 2022 - 18:34

Dy shtetas serbë, janë arrestuar nga Policia në Komunën e Leposaviqit, nën dyshimin se përmes rrugëve ilegale kanë kontrabanduar mallra të ndryshme nga Serbia në Kosovë.

Bëhet e ditur, se rreth orës 05:30, policia ka ndaluar dy automjete të cilat drejtoheshin nga dy vozitës që ishin shtetas të Serbisë. Të njëjtit dyshohet se përmes rrugëve ilegale me automjete kishin hyrë në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë duke kontrabanduar mallra të ndryshme.

Në njërin nga automjetet kishte të ngarkuar produkte të qumështit dhe të miellit, ndërsa në automjetin tjetër kishte farmerka, kërpudha dhe gazeta të mediave të shkruara të Serbisë.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij janë iniciuar dy raste “Kalim i paautorizuar i vijës kufitare apo vendkalimeve kufitare” dhe ”Kontrabandim me mall”.

Bëhet e ditur se alli dhe automjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor, ndërsa me vendim të prokurorit dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.