Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen e më pas lirohen drejtuesit e ORCA-s

Gazeta10
14 November 2022 - 20:12

Dy drejtuesit e organizatës ORCA, Rron Gjinovci e Dibran Hoxha janë arrestuar gjatë së hënës, pas një aksioni në Fakultetin Filozofik. Por, më pas ata janë liruar, derisa kanë vazhduar akuzat e tyre për plagjiaturë të profesorit të këtij fakulteti, Bujar Dugolli. Ky i fundit u është përgjigjur atyre, duke i quajtur rrugaçë, raporton Gazeta10.

Raporti: Kanal10
Kamera: KP/EO

Profesorit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, të hënën, nuk i shkoi ligjërata me studentë, ashtu siç e kishte planifikuar.

Kjo pasi që në sallën ku po mbahej mësimi, hynë aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha, ku zhvilluan një aksion simbolik.

Pas këtij aksioni, Policia e Kosovës ka prangosur dy aktivistët Gjinovci e Hoxha.

Pas lirimit nga arrestimi, Gjinovci e Hoxha kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast avokatja e tyre Rina Kika ka deklaruar se te dy aktivistët janë marrë në pyetje nën dyshimin se kanë penguar personin zyrtar, por që sipas saj, aksioni ka qenë paqësor.

Kurse, Gjinvoci dhe Hoxha kanë thënë se qëllimi i aksionit ka qenë pengimi i ligjëratës së profesorit Dugolli.

Ndërkohë, profesori Bujar Dugolli, e ka kundërshtuar një aksion të tillë, duke thënë se aktivistët e kësaj organizate kanë vepruar në stilin e rrugaçëve.

Ai ka thënë se pengesa të tilla në proces mësimor ka pasur vetëm në kohën e ish-regjimit të Millosheviqit.

Aktivistët e ORCA-s edhe më parë kishin zhvilluar aksione të ngjashme nën akuzat për plagjiaturë, duke paralajmëruar se veprime të ngjashme do të bëjnë edhe në të ardhmen./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.