
Janë arrestuar katër persona meshkuj për shkak se kishin sulmuar disa burra dhe u kishin thyer xhamin e makinës, ngjarja ka ndodhur në Novobërdë.
Sipas raportit policor si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
‘’Novobërdë 21.06.2023 – 08:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin sulmuar viktimat kosovarë, dhe u kishin thyer xhamin e makinës. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport policor