Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohen shtatë persona, gjashtë nga ta të dyshuar për grabitje të armatosura (FOTO)

Gazeta10
05 November 2022 - 19:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona, gjashtë nga ta të dyshuar për grabitje të armatosura, raporton Gazeta10.

Bëhet e ditur se operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme.

Personat e arrestuar janë të përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, kryesisht në pompa të derivateve.

Tutje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe personat e arrestuar me iniciale si dhe llojin e veprave në të cilat janë të përfshirë.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Sot  hetuesit e Njësitit të  hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë  persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëbajtje pa leje. Operacionet janë  realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e  dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të  grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh. Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku policia ka gjetë dhe  sekuestruar: – një armë zjarri -AK 47 – një Pistolete- TT – tre karikatorë -48 fishekë -30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) etj. Për armë mbajtje pa leje policia ka arrestuar një person, – M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat:  -V. Sh, mashkull, 21 vjeç, -E. Sh, mashkull, 19 vjeç, -B. M, mashkull, 19 vjeç, -F. Sh, mashkull, 18 vjeç, -Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe -L. D, mashkull, 18 vjeç, të cilët dyshohet se janë të përfshirë  në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës,  përdorimi i armës si  dhe posedim ilegal i substancave narkotike,me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” . / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.