Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen tre shtetas të Çekisë, kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Gazeta10
07 August 2024 - 11:01

Tre shtetas të Çekisë janë arrestuar në Zubin Potok pasi që të njëjtit dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga policia në Bërnjak.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Çekisë, pasi që dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga PKK Bërnjak”, thuhet në raportin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.