Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen tre të rinj në Ferizaj për vjedhje, para false e posedim të narkotikëve

Gazeta10
01 April 2023 - 17:38

Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se sot rreth orës 02:00, në një shtëpi banimi dhe në një garazhë në rrugën “Riza Goga”, në Ferizaj, ishte një vjedhje në proces.

Policia e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe janë vënë në ndjekje të personave të cilët kishin kryer vjedhjen dhe ishin larguar.

“Pak metra më larg vendit të ngjarjes policia ka arritur që ti arrestojë tre të dyshuarit : M.E (M/K) i moshës 21 vjeçar, S.A (M/K) i moshës 17 vjeçar dhe E.S (M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa si prova materiale janë gjetur: një pako me kabllo elektrike, tri palë mbathje ( atlete), ndërsa tek i dyshuari madhor M.E janë gjetur: një qese me substancë të narkotikëve dhe para të gatshme 500 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore,ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Vjedhje, posedim i narkotikëve dhe falsifikim i parave’’, thuhet në njoftim./KP/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.