Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet 26 vjeçari pasi dyshohet se ka therur me thikë një person

Gazeta10
17 October 2022 - 19:34

Një 26 vjeçar me inicialet A.G është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër, raporton Gazeta10.

Sipas Policisë, më 16 tetor, rreth orës 08:00, nga Qendra Klinike Universitare, kanë marrë informatën se një person i lënduar është duke u trajtuar në institucionin e tyre.

“Menjëherë njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë, ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Ndaj personit të dyshuar A.G, mashkull, 26 vjeç, është iniciuar procedurë për veprat, Lëndim i lehtë trupor, asgjësim apo dëmtim i pasurisë si dhe mbajtje e në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.