Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet 39-vjeçari që dyshohet se dhunoi mbesën e tij të mitur

Gazeta10
25 October 2022 - 9:39

Një e mitur dyshohet se është dhunuar vitin e kaluar në fshatin Vrellë të Istogut. Lidhur me rastin, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një 39-vjeçar si të dyshuar i cili është është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta10.

Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Pejë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Gazeta Sinjali raportoi sot se sipas burimeve të saj 39-vjeçari I.S po dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij të mitur në shtator të vitit 2021. Ky rast i rëndë u zbulua pas denoncimit të vajzës, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë çdo detaj të rastit.

Ai po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.