
Policia ka njoftuar se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e 42 vjeçarit sot në Skenderaj.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ai është kapur në Prishtinë, teksa pritet të vazhdon rasti me procedura tjera.
Komunikatë shtesë:
Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast.
I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.
Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.