
Serbët në veri të Kosovës po protestojnë për të shtatën ditë për shkak të arrestimit të bashkatdhetarëve të tyre, ndërsa mbrëmë në Mëhallën e Boshnjakëve është arrestuar Sllagjan Trajkoviq, njëri nga pjesëtarët e policisë së Kosovës që ka lënë shërbimin ,shkruan Nova, raporton Gazeta10.
Suzana, gruaja e policit të arrestuar Sllagjan Trajkoviq, tha për RTS se në pjesën jugore të Mitrovicës i kishin thënë se burri i saj ishte arrestuar, transferuar në Prishtinë dhe se është akuzuar për krime lufte.
Qytetarët janë ende në barrikada në përpjekje që, siç thonë ata, të tërheqin vëmendjen për problemet e tyre që vazhdojnë prej muajsh dhe janë përshkallëzuar në një fazë të re të krizës me arrestimin e Miljan Axhiqit dhe Dejan Pantiqit. Ata akuzohen se kanë sulmuar një zyrtar dhe dyshohet se kanë organizuar sulme terroriste ndaj policisë./Gazeta10