Gazeta10

Arrestohet kryetari i Bulqizës dhe 10 persona të tjerë në Shqipëri

Kryetari i bashkisë së Bulqizës në Shqipëri është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kryebashkiaku Lefter Alla akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Bashkë me të është arrestuar edhe nënkryetarja e bashkisë së Bulqizës, Enkeleda Lleshi si dhe nëntë persona të tjerë, ndërsa dy të tjerë janë në “arrest shtëpie”.

Sipas SPAK, Alla akuzohet se ka favorizuar kompaninë e një mikut të tij në tenderin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit të Bulqziës. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë lekë ose 3 milionë euro.

SPAK thekson se “Lefter Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë si; specialistë të prokurorimeve, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë bërë të mundur krijimin e avantazheve për kompaninë fituese. Ndërsa punimet janë kryer nga një kompani tjetër, që rezulton të ketë lidhje shoqërore me kryetarin e bashkisë.”

Sipas SPAK, procedura e ndjekur bie në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike, ndërsa bashkia Bulqizës miratoi disa vendime duke ngritur një mekanizëm të posaçëm për të favorizuar firmën fituese.

Pas arrestimit të zyrtarëve të bashkisë së Bulqizës, policia gjyqësore ka ushtruar kontrolle në zyrat e bashkisë së Bulqizës si dhe të kompanive që kanë fituar tenderin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në këtë qytet.

Kontrolle janë kryer edhe në banesat e të arrestuarve.

Arrestimi i Allës vjen dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Shqipëri, më 14 maj. /REL

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë