
Një 23-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident ku mbeti e lënduar një shtatëvjeçare.
Ngjarja ndodhi në rrugën Sarandë-Skërficë, derisa bëhet e ditur se e mitura është dërguar në Spitalin e Traumës.
“Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sarandë-Skërficë”, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin 37 vjeç, banues në Dibër”.
“Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.