Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një burrë në Ferizaj pasi kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri

Gazeta10
06 January 2024 - 10:22

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, meqë i njëjti kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri.

“Rr. Shaban Elezi, Ferizaj 05.01.2024 – 11:00. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti natën e vitit të ri kishte shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.