
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin i cili është gjetur bashkë me të miturën e cila ishte raportuar e zhdukur më 8 shkurt.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë teksa viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar që të kthehet te familja e saj.
Rasti është cilësuar si dhunim.
Raporti i plotë:
Raport shtesë: PERSON I ZHDUKUR – GJETUR & DHUNIM
Prishtinë, 08.02.2023 – NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj.