
Një grua është arrestuar pasi që dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësore në Klinë.
Sipas raportit policor viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Pejës, por për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Klinë 06.09.2023 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa vendore e ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.