
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një grua pasi që e njëjta i ka thyer xhamin e veturës një mashkulli, raporton Gazeta10.
“Rr. Hasan Prishtina, Prizren 26.02.2023 – 00:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta i kishte thyer xhamin e veturës së ankuesit mashkull kosovar.”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Gazeta10