Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një grua nga Irani në Aeroportin “Adem Jashari”, kjo është arsyeja

Gazeta10
06 August 2024 - 10:07

Një grua nga Irani është arrestuar dje në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Ajo dyshohet se prezantoi një pasaportë të falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, gruaja në fjalë pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ANP Adem Jashari 05.08.2024-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.