
Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur ka raportuar në Polici se një mashkull e ka dhunuar atë, shkruan Gazeta10.
Ngjarja ka ndodhur ditë më parë në Ferizaj, ndërkohë që pas raportimit të djeshëm, policia ka arrestuar të dyshuarin.
”DHUNIM/Ferizaj 08.05.2023 – 08:00-12:00. Me 13.05.2023 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se më datë të cekur kishte pas marëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta10