Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet një person i dënuar për veprën dhunim në Podujevë

Gazeta10
14 September 2023 - 19:39

Njësite të stacionit policor të Podujevës kanë arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.

Policia e Kosovës njofton se ndaj personit të dyshuar me inicialet E.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (dënim me tri vite burgim) për veprën dhunim.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.