Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për falsifikim të parave, Policia jep detajet

Gazeta10
17 October 2023 - 18:34

Policia e Kosovës ka njoftuar që sot Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH-Prishtinë) gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4 I cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti I lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të

dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar: 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 euro, gjithsejtë në vlerë 980 euro, Automjeti Audi A4 i përdorur në rast 2 (dy) telefona celular;

Sipas njoftimit i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.