
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të dielën në orën 11:45, ku viktima më pas ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar vepra penale sulm seksual.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.