Përfaqësues i një banke private në Prizren, ka njoftuar policinë se nga 15 Maji deri më
12 Korrik nga disa persona janë deponuar në bankë 124 monedha të metalit në vlerë nga 1 dhe 2 euro, dy kartëmonedha nga 50 euro dhe dy kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, raporton Gazeta10.
Paratë janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt, sipas raportit 24 orësh të policisë.
“Prizren 15.05.2022-12.07.2022. Ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke private, ka njoftuar policinë se gjatë periudhës kohor nga data 15.05.2022-12.07.2022 nga disa persona janë deponuar në bankë 124 monedha të metalit në vlerë nga 1 dhe 2 euro, dy kartëmonedha nga 50 euro dhe dy kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”. /Gazeta10