
Një serb është arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut, pasi pas një aksioni anti drogë, iu janë gjetur 10 kilogramë marihuanë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmess një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta10.
“Në vazhdën e aksioneve në luftën ndaj kontrabandës sot njësia anti drogë në një shtëpi në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, ka kryer një bastisje për dyshimin e narkotikëve ku ka arrestuar një person të nacionalitetit serb të cilit i’u gjenden 10kg marihuanë.”, ka njoftuar ai.
Më tej, ministri ka thënë se do të vazhdojnë luftën e pakompromis në çdo kohë, kudo në territor të Republikës së Kosovës, së bashku me institucionet e sigurisë të cilat do të veprojnë në zbatim te ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët./Gazeta10