
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një shtetas i Turqisë është arrestuar pasi që kishte tentuar të kalonte pikën e kontrollit në aeroportin “Adem Jashari” me pasaportë të falsifikuar, raporton Gazeta10.
Pasaporta fallco kishte shtetësinë e Norvegjisë.
“Aeroporti Adem Jashari 23.10.2022 – 06:50. Një mashkull shtetas i Turqisë është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të shtetit të Norvegjisë që dyshohet të jetë e falsifikuar.”, thuhet në njoftimin e PK=së.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta10.