Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet vushtrriasi, theri me thikë gruan e tij dhe veten

Gazeta10
23 Prill 2023 - 9:04

Në Sllatinë të Vushtrrisë një burrë është  arrestuar pasi që i njëjti ka ther me thikë gruan e tij dhe veten.

Të dy kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar edhe në QKUK.

“Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.”, thuhet në  njoftim.

Rasti është cilësuar si vrasje në tenativë ./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.