Gazeta10

Arrestohet zyrtari i Komunës së Ferizajt për falsifikim të dokumentit zyrtar

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast të falsifikimit të dokumenteve.

Njëri nga të dyshuarit, është zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, njoftoi Prokuroria.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R.O.,- person zyrtar, në zyrën e gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga nenu 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, lidhur me këtë rast është ndaluar edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale F.V, në kohëzgjatje prej 48-orësh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).“

Ndaj zyrtarit të arrestuar, brenda afatit ligjor, Prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj