Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arrihet marrëveshja mes palëve, Brozovic karrierën do ta vazhdojë te Al-Nassr

Gazeta10
25 June 2023 - 16:10

Marcelo Brozovic do të jetë i larguari i radhës nga Interi.

Mesfushori kroat karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit arab me skuadrën Al-Nassr.

Finalizimi i marrëveshjes do të bëhet të hënën mes Interit dhe Al-Nassr.

Inter nga largimi i kroatit do të arkëtojë shumën prej 23 milionë eurove.

Ndërkohë mesfushori kroat do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare nga e cila do të fitojë një pagë prej 20 milionë eurove në vit.

30-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2015, kur iu bashkua Neroazzurëve për shumën e tetë milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.