Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arrihet marrëveshja, Sancho në janar i bashkohet gjigantit nga Serie A

Gazeta10
25 November 2023 - 14:27

Mesfushori Jadon Sancho sipas të gjitha gjasave, do të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

“Calciomercato” ka raportuar të shtunën se ekipi italian tashmë ka arritur marrëveshje si me futbollistin ashtu edhe me Manchester Unitedin.

Thuhet se Juventusi do ta huazoj Sanchon për gjashtë muaj dhe do të paguaj një pjesë të pagës së tij, ofertë që është pranuar nga Unitedi dhe do të zyrtarizohet së shpejti.

Sancho nuk bën pjesë në planet e klubit anglez dhe për këtë arsye do të largohet në fillim të vitit të ardhshëm.

23-vjeçari është përjashtuar nga ekipi i parë për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Erik ten Hag, ndonëse ka kontratë deri në vitin 2026.

Këtë edicion, Sancho ka vetëm tri paraqitje apo 76 minuta lojë në total në Premier League. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.