Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrijnë në Prishtinë Lajçak dhe këshilltarët e Scholz-it dhe Macron-it, pritet takimi me Kurtin

Gazeta10
09 September 2022 - 10:10

Sapo kanë arritur në Kosovë i dërguari special i Bashkimit Europian për dialgoun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak dhe këshilltarët e Scholz-it dhe Macron-it, raporton Gazeta10.

Dy këshilltarët, ai i Gjermanisë, Jens Plotner dhe i Francës, Emmanuel Bonne, së bashku me Miroslav Lajçak do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Para pak ditësh, kancelari gjerman, Olaf Scholz si dhe presidenti francez Emanule Macron i janë drejtuar me nga një letër, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Krerët europian, para pak ditësh kishin njoftuar se krahas këshilltarëve të tyre për politikë të jashtme dhe siguri, në Kosovë dhe Serbi për vizitë do ta dërgojnë edhe të emëruarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. / Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.