Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrin në 14 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Turqi

Gazeta10
16 March 2023 - 10:14

Një shi i madh ka filluar në zonat e tërmetit që nga ora 9 e mëngjesit të martën, ky shi u intensifikua në Şanlıurfa dhe Adıyaman, raporton Gazeta10.

Këto zona të cilat  morën goditjen më të madhe nga  përmbytjeve e shiut numri i të vdekurve ka arritur deri në 14.

12 persona humbën jetën në Şanlıurfa dhe dy në Adıyaman si dhe pesë persona janë të zhdukur në tre lokacione dhe për këtë trupat e kërkim-shpëtimit jane duke kërkuar.

Dy trupa të tjerë u nxorën gjithashtu nga një automjet i bllokuar në një nënkalim të përmbytur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, policia, xhandarmëria dhe stafi i bashkisë vazhdojnë të evakuojnë zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Kjo fatkeqësi natyrore vjen pas provincave të Adıyaman dhe Şanlıurfa muajin e kaluar  që u goditën nga dy tërmete të fuqishme që shkatërruan Turqinë jugore dhe shkaktuan mbi 48 mijë të vdekur./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.