Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arrin në 158 numri i të helmuarve në Malishevë, Komuna: Situata nën kontroll

Gazeta10
14 October 2023 - 19:53

Ka arritur në 158 numri i personave të helmuar si pasojë e ushqimit në lokalin ‘Apetit’ në Malishevë.

Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, situata është nën kontroll dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente.

Drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Afrim Krasniqi, kanë thënë se janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore.

“Është  rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontrollë dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente.  Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontrollë të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e  shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.